Protesta e 11 korrikut, Luçiano Boçi: Është reagim i demokratëve, do kërkohet lirimi i Sali Berishës

Protesta e 11 korrikut, Luçiano Boçi: Është reagim i demokratëve, do kërkohet lirimi i Sali Berishës

Luçiano Boçi ka treguar detaje në lidhje me protestën që opozita do të zhvillojë më 11 korrik përpara kryeministrisë. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai tha se kjo protestë “është një formë presioni për të liruar Sali Berishën”.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk po përdoret për çështjet personale të Berishës, ndërsa theksoi se kërkesa për lirimin e liderit të PD është një kërkesë e demokratëve dhe jo e Berishës personalisht.
Pyetje: A po përdoret PD për cështjet personale të Berishës me drejtësinë?
Boçi: Jo nuk po përdoret, çështja personale konsiderohet ajo e non gratës dhe jo çështja e procesit politik që po zhvillohet ndaj kryetarit të PD. Aq më tepër që nuk ka as fakte, është një hetim i stisur dhe masa e marrë nuk është në proporcion me hetimin apo me rastet analoge për mënyrën si vepron drejtësia.
Një forcë politike kur përgatitet në zgjedhje përgatitet me lidershipin. Ky reagim i yni është një reagim i demokratëve, ka qenë një kërkesë e përsëritur e demokratëve për kryetarin e opozitës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/protesta-e-11-korrikut-luciano-boci-eshte-reagim-i-demokrateve-do-kerkohet-lirimi-i-sali-berishes/”>Burimi</a>