Prokuroria i dërgoi dy USB-të për t’i hetuar, por eksperti i Institutit të Policisë Shkencore fshehu provat! Ja detajet që e “tradhtuan”

Prokuroria i dërgoi dy USB-të për t’i hetuar, por eksperti i Institutit të Policisë Shkencore fshehu provat! Ja detajet që e “tradhtuan”

Një ekspert i ekzaminimeve kompjuterike në Institutit të Policisë Shkencore në Tiranë është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, pasi akuzohet se për shpërdorim detyre dhe ekspertim të rremë.

Mësohet se organi hetues i kishte dërguar për të hetuar ekspertit me iniciale F. B., dy USB-të që ia kishin sekuestruar një personi i cili akuzohej për mashtrim kompjuterik dhe pastrim parash. Megjithatë, prokuroria përpara se t’i dërgonte në Institutin e Policisë Shkencore bëri kopjimin e materialeve brenda USB-së në CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës.
“Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra penale, u sekuestruan ndër të tjera dhe USB-të e markës IIP ngjyre gri metalike 64GB dhe e markes Philips me ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli 16GB. Nga kqyrja e pjesshme e këtyre dy USB-ve u nxorrën materiale me interes për hetimin nga ana e prokurorisë, por për shkak të volumit të madh, ato u dërguan për ekspertim të detajuar në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Por para dërgimit, Prokuroria realizoi kopjimin e tyre paraprakisht në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës”, raporton Prokuroria.
 
Por, vetëm pak ditë më vonë, IPSH-ja dërgoi aktin e ekpertimit, ku theksohej se dy USB-të e sekuestruara nuk ruajnë në memorien e tyre të dhëna aktuale apo të dhëna që mund të rikuperoheshin.
Prokuroria ngriti dyshimet pas rezultatit të ekspertizës dhe nga kqyrja e USB-ve vuri re se ato nuk ishin të njëjta.
“Dyshime që u vërtetuan pas kqyrjes dhe ekzaminimit të pamjeve të bëra të dy USB-ve me mjete ekspertimi, programe kompjuterike si ‘Media Player’, lente, etj duke vërtetuar USB-të ishin ndryshuar. Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve  e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0”, raporton institucioni i drejtësisë.
Ndaj ekspertit të IPSH-së janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ekspertimi i rremë”.
 
 
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria e Korçës kërkoi arrestimin e ekspertit të kriminalistikës, detaji që nxori zbuluar ekspertizën e rreme
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë kërkoi caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasin F.B., Ekspert i ekzaminimeve kompjuterike pranë Institutit të Policisë Shkencore, Tiranë.
Kërkesa për këtë masë sigurie erdhi pasi prokuroria ra në gjurmët e mashtrimeve gjatë hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 1875, i datës 29.12.2023 për ‘Mashtrim kompjuterik’, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe “Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 143/b/2, 287/2 dhe 170/a i K.Penal.
Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra penale, u sekuestruan ndër të tjera dhe USB-të e markës IIP ngjyre gri metalike 64GB dhe e markes Philips me ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli 16GB. Nga kqyrja e pjesshme e këtyre dy USB-ve u nxorrën materiale me interes për hetimin nga ana e prokurorisë, por për shkak të volumit të madh, ato u dërguan për ekspertim të detajuar në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Por para dërgimit, Prokuroria realizoi kopjimin e tyre paraprakisht në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës.
Vetëm pak ditë më vonë, Instituti i Policisë Shkencore dërgoi aktin e ekpertimit, ku theksohet se dy USB-të e sekuestruara nuk ruajnë në memorien e tyre të dhëna aktuale apo të dhëna që mund të rikuperohen.
Pas kësaj ekspertize, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, krijoi dyshimin se USB-të nuk ishin të njëjtat. Dyshime që u vërtetuan pas kqyrjes dhe ekzaminimit të pamjeve të bëra të dy USB-ve me mjete ekspertimi, programe kompjuterike si ‘Media Player’, lente, etj duke vërtetuar USB-të ishin ndryshuar. Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve  e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0.
Pas hetimit të prokurorisë, Gjykata caktoi si masë sigurimi ndaj personit nën hetim F.B. “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ekspertimi i rremë”, parashikuar nga neni 248 dhe 309 i K. Pe

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi