“Procesi ndaj Berishës, politik dhe i manipuluar”- PD mes fushatës dhe protestave, Balliu: Nuk tërhiqemi! Aksioni opozitar do përshkallëzohet

“Procesi ndaj Berishës, politik dhe i manipuluar”- PD mes fushatës dhe protestave, Balliu: Nuk tërhiqemi! Aksioni opozitar do përshkallëzohet

Koordinator i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, ka folur për marrjen si të pandehur të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK, të cilin e ka konsidereruar një proces tërësisht politik dhe të manipuluar.

I ftuar në Neës24, Balliu tha se kjo po ndodh pasi Berisha kërcënon sipas tij pushtetin e Edi Ramës. Ai tha se SPAK po sulmon opozitën duke goditur Sali Berishën.
Sipas tij, Berisha nuk ka bërë asnjë pikë korrupsioni, nuk ka shkelur asnjë ligj, por po goditet që Edi Rama të vijojë të jetë në pushtet.
“Dosja e SPAK ndaj Berishës është e falsifikuar, çështja është kush do e hetojë falsifikimin e SPAK? Këta të SPAK thonë se Sali Berisha ka qenë Kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që z. Berisha nuk ka qenë asnjëherë kryebashkiak”, tha Balliu.
Në vijim, ai tha se SPAK operon me standard të dyfishta, pasi në rastin e Olta Xhaçkës, e cila sipas tij “duhej të ishte në burg sepse favorizoi bashkëshortin e saj si investitor strategjik, as nuk përmendet në dosje, ndërkohë që Kryetari i PD-së mbahen në arrest me urdhra politikë, pa prova e fakte”.
Gjithashtu sipas Balliut kjo ka ndodhur edhe me inceneratorin e Tiranës, ku pronari faktik nuk është në burg, ndërsa mbahen në arrest drejtorët.
“Po paratë e kujt kanë pastruar këto drejtorët që janë në burg? A thotë SPAK se paskan pastruar paratë këto drejtorët, të kujt janë paratë”, tha Balliu.
Në vijim ai u shpreh se gjithashtu skandale të Belinda Ballukut janë edhe “Tigri1” dhe “Tigri2” në Vlorë, por këtu ecet me atë që një skandal të mbyllet me një skandal edhe më të madh e kështu me radhë.
Një tjetër skandal të madh, Balliu konsideroi edhe shpopullimin e vendit, ndërsa u shpreh se urrejtja e qytetarëve të Tiranës ndaj Kyebashkiakut Erion Veliaj, tregohet me protestat që janë organizuar nga opozita.
“Janë 27 protesta para Bashkisë së Tiranës, janë bërë protesta edhe në temperaturat 40 gradë. Çfarë tregon kjo? Urrejtjen e qytetarëve ndaj Kryebashkiakut”, tha Balliu.
Ai tha se nëse opozita nuk qëndron përballë vjedhjeve të pushtetit aktual, atëherë bëhemi palë me këtë pushtet që vjedh.
“Kjo protestë ka bërë transparencën e plotë për çdo qytetar, ka treguar se Bashkia e Tiranës është më e korruptuara jo në Shqipëri, por në Europë. Protestat do të vijnë duke u përshkallëzuar, do të kemi protesta kombëtare. Ne nuk tërhiqemi derisa ti shkojmë deri në fund. E atë shkrimin te Der Spiegel, atje tregohet si u ndërtua narko-shteti i parë në Europë, dhe këtu po heshtet. Në Shqipëri ndodh e kundërta, i bëhet analizë opozitës dhe jo qeverisë”, tha Balliu.
Ai tha se rruga e vetme është bashkimi i të gjithë shqiptarëve te kutia e votimit për të larguar Edi Ramën. Më këtë kuadër, Balliu i bëri thirrje edhe diasporës që të bashkohet me opozitën.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi