Pritet kallëzimi në SPAK për Fatmir Xhafajn, zbardhen 5 veprat penale që PD e akuzon ish-ministrin e Brendshëm

Pritet kallëzimi në SPAK për Fatmir Xhafajn, zbardhen 5 veprat penale që PD e akuzon ish-ministrin e Brendshëm

Ka përfunduar takimi i Ervin Salianjit me Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkaj dhe deputetë të tjerë së bashku me përfaqësuesit ligjore.

Gazetari Osman Stafa thotë se Salianji është duke përgatitur një kallëzim në SPAK për Fatmir Xhafajn, ish ministër i Brendshëm.
Mësohet se Xhafaj do të kallëzohet në Prokurorinë e Posaçme për 5 vepra penale”.
“Janë për 5 akuza, hetim pasurie, lidhje me ndërtues që ka dhënë prona shtetërore, për falsifikim të dosjes që u dënua Salianji, pengimi i së vërtetës dhe shpërdorim detyre”, tha gazetari Stafa.
Vendimi për të kallëzuar ish ministrin erdhi një ditë pasi Gjykata e Apelit la të pandryshuar vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji.
Denimi i Salianjit 
Gjykata e Apelit vendosi dje (26 shtator) të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji për veprën penale të “kallëzimit të rremë”.
Vendimi u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.
Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.
“Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur,” tha Salianji. “Unë nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës,” deklaroi ai, duke shtuar se është i disponueshëm që ta kryejë dënimin në çdo lloj burgu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi