![Prioritetet legjislative të Parlamentit/ E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Klotilda Bushkën dhe Dhurata Çupin! Ambasada amerikane: U theksua rëndësia e institucioneve të pavarura](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/prioritetet-legjislative-te-parlamentit-e-ngarkuara-me-pune-e-shba-takon-klotilda-bushken-dhe-dhurata-cupin-ambasada-amerikane-u-theksua-rendesia-e-institucioneve-te-pavarura_66fd741298b1e.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Prioritetet legjislative të Parlamentit/ E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Klotilda Bushkën dhe Dhurata Çupin! Ambasada amerikane: U theksua rëndësia e institucioneve të pavarura
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.
Me anë të një njoftimi, ambasada e SHBA në vendin tonë thotë se u theksua rëndësia e institucioneve të pavarura.
“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Parlamentit.
Ato theksuan rëndësinë e institucioneve të pavarura, natyrën kritike të reformës në drejtësi në Shqipëri dhe rolin jetik të shumicës dhe opozitës në nxitjen e një demokracie të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse”, shkruan ambasada e SHBA.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi