“Prioritet kemi gradat më të ulëta”- Ministri Peleshi zbulon sa janë rritur pagat për Forcat e Armatosura dhe personelin zjarrfikës (SHIFRAT)

“Prioritet kemi gradat më të ulëta”- Ministri Peleshi zbulon sa janë rritur pagat për Forcat e Armatosura dhe personelin zjarrfikës (SHIFRAT)

Në fund të mbledhjes së qeverisë ku është miratuar vendimi për rritjen e pagave të administratës publike, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zbuluar sesa do të jetë rroga e Forcave të Armatosura dhe personelit zjarrfikës.

Peleshi tha se rritja për Forcat e Armatosura është domethënëse dhe se ka nisur që në vitin 2022, me qëllim ushtarakët të arrijnë nivelin mesatar të vendeve aleate.
“Sa i përket pagave të FA por edhe personelit civil në administratën publike, por specifikisht dua të jap lajmin e mirë për të gjithë ushtaraket të një rritje domethënëse.
Kjo rritje e madhe e pagave filloi në vitin 2022, me 30% dhe një premtim i kryeministrit ka qenë se pagat e FA do të rriten çdo vit, derisa të arrijnë në nivelin mesatar të vendeve aleate”, tha ministri.
Zbuloni më poshtë shifrat:
 

GRADA
Paga në vitin 2022
Paga aktuale

Ushtari i kartërt
42,000 lekë
71,000 lekë

Rreshteri
48,200 lekë
80,000 lekë

Majori
68,800 lekë
107,000 lekë

Koloneli
110,000 lekë
158,500 lekë

Gjenerali
127,500 lekë
190,000 lekë

 
Ministri shtoi se pagës u shtohen dhe 160,000 lekë të vjetra në formë pagese për trajtimin ushqimor.

GRADA
Paga e vitit 2022
Paga aktuale

Asistencë zjarri
46,000 lekë
60,000 lekë

Zjarrfikës
52500 lekë
65,000 lekë

Krye zjarrfikës
55,000 lekë
70,000 lekë

Inspektor zjarrfikës
64,200 lekë
75,000 lekë

Komisar zjarrfikës
97,500 lekë
105,000 lekë

Drejtues zjarrfikës
108,000 lekë
115,000 lekë

Drejtues i parë zjarrfikës
120,000 lekë
140,000 lekë

Drejtues i lartë zjarrfikës
131,000 lekë
160,000 lekë

 
Ministri Peleshi duke përfunduar fjalën e tij tha se “jemi në nivele dinjitoze me pagat dhe fatkeqësisht jemi pranë sezonit të zjarreve, u bëj thirrje kryetarëve të bashkive dhe zjarrfikësve të qëndrojnë në krye të detyrës pasi jemi në një stinë të nxehtë”.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/prioritet-kemi-gradat-me-te-uleta-ministri-peleshi-zbulon-sa-jane-rritur-pagat-per-forcat-e-armatosura-dhe-personelin-zjarrfikes-shifrat/”>Burimi</a>