“Prindërit e mi janë të varfër”- U plagos me thikë në sherrin ku vdiq shoku i tij Martin Cani, 14-vjeçari Luis Meçja apel për ndihmë: Më goditën me thikë në stomak e mushkëri

“Prindërit e mi janë të varfër”- U plagos me thikë në sherrin ku vdiq shoku i tij Martin Cani, 14-vjeçari Luis Meçja apel për ndihmë: Më goditën me thikë në stomak e mushkëri

Luis Meçja, 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur në sherrin me thikë ku vdiq shoku i tij i ngushtë Martin Cani, ka bërë apel për ndihmë pasi nuk përballon dot shpenzimet financiare për t’u kuruar.

I mituri, i cili ndodhet në spitalin e Traumës pasi ka marrë 4 goditje me thikë që i kanë shkaktuar dëme të rënda në trup, ka hapur një faqe GoFundMe ku kërkon ndihmë financarie për shkak se prindërit e tij janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun e fizioterapistin.
Në mesazh, Luis Meçja shkruan se ka marrë 4 goditje me thikë në stomak, shpunë dhe në mushkëri, teksa shprehet “e keni parë çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër”.
“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj që të shërohem. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund ta shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajme, çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër. Ju lutemi na ndihmoni”, shkruhet në faqen GoFundMe.
PËR TË KONTRIBUAR FINANCIARISHT KLIKONI KËTU

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi