Presidenti uron Pavarësinë nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, vendos kurorë me lule në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit

Presidenti uron Pavarësinë nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, vendos kurorë me lule në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, nga sheshi i Flamurit në Vlorë u ka uruar shqiptarëve festën e Pavarësisë.

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!
Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar 
Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora  e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar.”, shprehet Begaj.
Presidenti i Republikës krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës vendosi kurorën me lule në vendprehjen monumentale Ismail Qemalit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi