Presidenti Begaj homazhe në nder të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani: Njeri me vlera të jashtëzakonshme morale dhe politike

Presidenti Begaj homazhe në nder të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani: Njeri me vlera të jashtëzakonshme morale dhe politike

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

Ai tha për mediat, jashtë Parlamentit, ku edhe po zhvillohen homazhet për ish-deputetin e ndjerë, se Gerti Bogdani ishte njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike.
“Një njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike. Ishte një njeri i cili pati një jetë të mbushur aktive qoftë publike, qoftë politike. Ngushëllime familjes”, u shpreh Begaj.
Homazhet në nder të Gerti Bogdanit do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë nga ora 10:00 deri në 12:00, e më pas do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi