Prapaskenat e listave/ Analisti: Balluku mund të ketë vendosur veton për Erion Braçen! Dritan Hila: Në Fier, ekip parashutistësh

Prapaskenat e listave/ Analisti: Balluku mund të ketë vendosur veton për Erion Braçen! Dritan Hila: Në Fier, ekip parashutistësh

Analisti Agim Baçi ka deklaruar se në listën e qarkut Fier, është hequr Erion Braçe, me veton e Belinda Ballukut.

Sipas Baçit, lëvizja e Erion Braçes nga Divjaka, një zonë që e ka dashur dhe respektuar, është e çuditshme.
“Braçe bie në sy sepse ka qenë deputeti i Beratit, i Divjakës dhe vjen në Tiranë pa pritur në momentin e fundit. Dyshohet që zonja Balluku mund të ketë vendosur veton që Brace të jetë në Tiranë. Braçe është i rrezikuar, abitati i tij është në Fier”, tha Agim Baçi ne emisionin Open në News24.
Ndërsa analisti Dritan Hila e ka cilësuar ekipin e ministres Balluku në Fier si ekip parashutistësh.
“Balluku që është e parashutuar aty, bashkë me një ekip parashutistësh aty nuk e di se kush do t’ja marrë politikisht”, tha Hila.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente