Policia e kallëzoi në SPAK për shkak te tensioneve në Kuvend, Monika Kryemadhi publikon pamjet dhe tregon si e priti lajmin: Nuk m’u ndanë…(VIDEO)

Policia e kallëzoi në SPAK për shkak te tensioneve në Kuvend, Monika Kryemadhi publikon pamjet dhe tregon si e priti lajmin: Nuk m’u ndanë…(VIDEO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është mes atyre opozitarëve që policia i referoi në SPAK, pas tensioneve të një dite me parë në Parlament, ku në oborrin e këtij institucioni u dogjën edhe karriget.

Por mesa duket këtë kallëzim, deputetja Kryemadhi e ka marrë me shumë sportivitet.
Në rrjetet sociale, ish kryetarja e LSI ka publikuar një video, ku shfaqet duke kërcyer, ndërsa shkruan: “Mood im pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”.

“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thote policia.
EMRAT E DEPUTETEVE QE U CUAN NE SPAK

Flamur Noka
Gazmend Bardhi
Bledion Nallbati
Dhurata Çupi
Flamur Hoxha
Xhelal Mziu
Lefter Geshtenja
Agron Gjekmarkaj
Ina Zhupa
Lindita Mataliaj
Dashnor Sula
Luan Baçi
Lodovik Hasani
Asllan Dogjani
Elidon Bushati
Erisa Xhixho
Sorina Koti
Sajmir Korreshi
Edmond Spaho
Kasem Mahmutaj
vangjel Dule
Monika Kryemadhi
Isuf Çelaj

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi