“Po zvarritet zbardhja e vendimit të gjykatës për ‘Vulën’”- Basha paralajmëron: Nëse nuk veprohet deri në fund të javës…! Aleancë me Ramën? Ja si përgjigjet
Lulzim Basha, shprehur shqetësimin se po vonohet zbardhje e vendimit të Gjykatës së Apelit për “vulën”. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se kanë kaluar 30 ditë nga afati për zbardhjen e vendimit të marrë më 11 qershor.
Ai tha se po zvarritet kjo çështje dhe po vonohet çelja e rrugës për rekursin e vendimit në Gjykatën e Lartë.
Basha shtoi se në rast se nuk do të zbardhet deri në fund të javës, do të merren masat e nevojshme duke iu drejtuar instancave më të larta.
“30 ditë kanë kaluar nga afati për zbardhjen e vendimit, po zvarritet zbardhja, nëse deri në fund të javës nuk do të zbardhet që të hapet rruga për rekursin, do t’i drejtohemi KLGJ, ILGJ dh SPAK”, u shpreh ai.
I pyetur se me a do të vazhdojë rrugën e tij, ndërkohë që shumica e kanë braktisur, Basha tha këtë përgjigje: “Pa diskutim që do vazhdoj me ata demokratët euroatlantik që misionin e tyre e kanë të lidhur me vlerat, parimet dhe me shpresat e shumicës së qytetarëve për ndryshim.
Pyetje: Ju thatë që po përgatiteni për aleanca, por jo me Berishën dhe Metën, po me Ramën do bëni aleancë?
Basha: Edi Rama është në krye të listës që përmende, me Metën të dytin dhe Berishën të vendosur ne pozita aleance dhe bashkëpunimi me Ramën. Tango i ka bërë hesapet pa qytetarët shqiptarë. Nuk flas si ata ne emër të popullit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi