Po vuan dënimin në burgun e Fierit, Salianji nis betejën ligjore! Demokrati kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullim të vendimin dhe padi në SPAK ndaj ish-ministrit Xhafaj

Po vuan dënimin në burgun e Fierit, Salianji nis betejën ligjore! Demokrati kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullim të vendimin dhe padi në SPAK ndaj ish-ministrit Xhafaj

Demokrati Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me 1 vit burg në Fier, ka nisur betejën ligjore.

Mësohet se Ervin Salianji do të bëjë rekurs vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.
Ai po përgatit kërkesën për ta dërguar në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit të Apelit.
Gjithashtu Salianji do të depozitojë në SPAK kallëzim ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.
Sa i përket postit të tij, si deputet i Korçës, fillimisht Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit të Salianjit, por kjo ende nuk është bërë.
Më pas njoftohet KQZ dhe deputeti që merr karrigen e tij në Kuvend zgjidhet në bazë të listës shumë emërore të dorëzuar nga PD në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.
Ndërsa mbi pozicionin si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Salianji ka thënë se do ta drejtojë qarkun nga burgu, por pritet të merret një vendim nga strukturat e PD-së.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi