“Po tregojnë sa të pafytyrë janë!”- Bardhi i përgjigjet Peleshit: Refuzuat dy herë respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për llogari të korrupsionit të Xhaçkës

“Po tregojnë sa të pafytyrë janë!”- Bardhi i përgjigjet Peleshit: Refuzuat dy herë respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për llogari të korrupsionit të Xhaçkës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u është përgjigjur deklaratave të Niko Peleshit.

Bardhi tha se përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.
Gjithashtu ai u shpreh se që nga momenti që Kushtetuta u gris për llogari të korrupsionit të Olta Xhaçkës, çdo grimcë e respektit ndaj shtetit ligjor, zhduket.
LEXO EDHE: “Nuk shikoj arsye të vihet në diskutim qeveria”- Peleshi për protestën e thirrur nga opozita: Për çfarë dalin?! Kërkesat mund t’i formulojnë sipas orekseve politike, por…
Reagimi:
Nuk ka vendim më të lartë përfundimtar dhe pa asnjë mundësi rishikimi sesa vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste refuzoi 2 herë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar të dorëzojë para drejtësisë bashkëpunëtoren e Edi Ramës, ish-ministren dhe deputeten Olta Xhaçka.
Nga ky moment, përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.
Nuk mund të ketë një drejtësi me telekomand kundër opozitës, dhe një drejtësi që injorohet kur godet bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Që nga momenti që Kushtetuta u gris për llogari të korrupsionit të Olta Xhaçkës, çdo grimcë e respektit ndaj shtetit ligjor, zhduket.
Është detyrë dhe mision i opozitës që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi