“Po sa shumë që keni vjedh!”- Rama replikon me komentuesin: Në 12 vjet namin mbase nuk e kemi bërë, por Shqipërisë ne i kemi hequr…

“Po sa shumë që keni vjedh!”- Rama replikon me komentuesin: Në 12 vjet namin mbase nuk e kemi bërë, por Shqipërisë ne i kemi hequr…

Në rubrikën “Sy më Sy” kryeministri Rama iu përgjigj sot komenteve të ndjekësve në Facebook.Komentuesi e akuzoi qeverinë Rama për vjedhje, teksa thotë se ne vendin tonë nuk ka as rrugë, as spitale, e as ujë.Ram iu përgjigj duke thënë se në 12 vite qeverisje, PS i ka hequr namin e zi Shqipërisë.
Komentuesi: Po sa shumë keni vjedh…që 12 vite veç rrugë, spitale, shkolla po reklamon sikur ke bërë namin. Kur vijmë në Shqipëri veç rrugë nuk ka, ngel në trafik, spitale jo shkolla jo, ujë jo, drita jo. Ça bëhet o kriminelët e Shqipërisë?
Rama: Në 12 vjet namin mbase nuk e kemi bërë, por që namin e zi Shqipërisë ia kemi hequr, ia kemi hequr dhe kjo nuk ha fare asnjë diskutim. Dje Shqipërinë e vizitonin vetëm turistët patriotikë, ndërsa vjet i vizituan 12 mln turistë nga e gjithë bota, këtë vit do bëhen edhe më shumë. Sot udhëheqësit e vendeve të tjera mblidhen këtu dhe bëjnë samite. Më parë ndërkombëtarët e shikonin Shqipërinë me nënqeshje, sot ulemi në tryeze si të barabartë. Rrugë, shkolla, spitale, kurrë më shumë se në këtë dekadë nuk janë ndërtuar, dhe me standarde europiane.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente