“Po përgatitesha të dorëzoja mandatin, por…”- Sali Berisha zbulon bisedën me Lulzim Bashën në 2021: Më kërkoi të shkoja për fushatë në Shkodër! Ja pse e refuzova

“Po përgatitesha të dorëzoja mandatin, por…”- Sali Berisha zbulon bisedën me Lulzim Bashën në 2021: Më kërkoi të shkoja për fushatë në Shkodër! Ja pse e refuzova

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar për herë të parë se në vitin 2021 ka qenë gati për të dorëzuar mandatin.

Ish-kryeministri zbuloi një bisedë me Lulzim Bashën, i cili i kishte kërkuar që të bënte fushatë në Shkodër, por tha se e kishte refuzuar.
“Në 2021, pasi bëra një fushatë 1 vjetore për të bindur shqiptarët që të votojnë për Bashën, unë i kam thënë: Unë nuk do të kandidoja, por meqë influenca ime në PD del e lartë, moskandidimi mund të na dëmtojë. Në rast se kandidoj, kandidoj vetëm për këtë qëllim. Më kërkoi që të shkoj në Shkodër. Unë them që kam qenë i vendosur, më propozoi të shkoj në Shkodër. I them jo, sepse e ndaj fushatën. Mediat për të të injoruar ty do merren me mua, por unë jam i interesuar të fitojë PD dhe jo Berisha. Nuk gjen 15 minuta fushatë të Berishës në zgjedhjet e 2021.
Ka ardhur Filip Riker dhe kërkon këtë këtë. I thashë, thuaj që listën nuk mund ta bëjë askush tjetër përveçse shqiptarët. Ky del, pret datën 9 shtator dhe njofton se nën presionin e madh të ambasadores etj…. I them që ke marrë një vendim të papazë, por pavarësisht i thashë mblidh Këshillin Kombëtar apo Kuvendin e partisë. Mu përgjigj në telefon dhe më tha unë nuk bëj mbledhje antiamerikane”, tregoi Berisha në emisionin “Opinion”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente