“Po dha urdhër partia këtu nuk ka më shtet”- A do të ngujohen në Parlament? Agron Gjekmarkaj: Shkojmë drejt mosbindjes civile, do shfrytëzojmë çdo rrugë…
Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se po shkojnë drejt mosbindjes civile. Ai dhe deputetë të tjerë të PD nuk janë lejuar sot të futen në parlament, pasi Garda kishte bllokuar hyrjen kryesore të Kuvendit.
Në një prononcim për mediat, Gjekamarkaj tha se “po dha urdhër partia këtu nuk ka shtet.
“Po dha urdhër partia këtu nuk ka më shtet. Ka një parti që pretendon se është shtet dhe shteti parti. Ne do rezistojmë, do bëjmë gjithçka që kemi fuqi për ta bërë pa denatyruar vetveten, pa dalë jashtë logjikës demokratike, por duke shkuar tek mosbindja civile”, tha deputeti i PD.
I pyetur nëse do të shkojnë drejt ngujimit në Parlament, Gjekmarkaj tha: “Çdo mundësi që na hap rrugë ndërgjegjia për ti shërbyer këtij vendi ne do ta shfrytëzojmë”.
Kujtojmë që deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u perjashtuan me 60 dite. Ky ndëshkim vjen pas tensioneve dhe kaosit në Paralment të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.
Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.
Deputetet qe u perjashtuan me 40 dite jane:
Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi