“Platformë për një lëvizje ku të jenë të ftuar elita shqiptare”- Flutura Açka tregon synimet e grupit të ri parlamentar: Tre janë çështjet që na bashkojnë! Ja çfarë na ndan me Bashën

“Platformë për një lëvizje ku të jenë të ftuar elita shqiptare”- Flutura Açka tregon synimet e grupit të ri parlamentar: Tre janë çështjet që na bashkojnë! Ja çfarë na ndan me Bashën

Deputetja Flutura Açka thotë ka folur për grupin e deputetëve të cilët u bënë bashkë me qëllimin siç thotë ajo për një lëvizje ku të ftohet elita shqiptare.

Sipas Açkës, tre janë çështjet që i bashkoi, mbështetja për drejtësinë, bashkëpunimi me ndërkombëtarët dhe kodi zgjedhor, për ti zgjedhur deputetet vetë qytetarët.
Sipas deputetes, e mira do të ishte që kjo lëvizje të prodhonte një koalicion që mund të ishte dinjitoz.
“Jemi bashkuar për këtë çështje, e para: Për të mbështetur drejtësinë shqiptare, e dyta është sjellja ndaj ndërkombëtarëve dhe çështja e tretë ka të bëjë me Kodin Zgjedhor, për mënyrën si i zgjedhim deputetet.
Unë do të doja që këtë nukël parlamentar, që është një grup parlamentar do të donim ta kthenim ndoshta në një lëvizje. E mira do të ishte që kjo lëvizje të prodhojë një koalicion që mund të ishte dinjitoz që emrat të shtronte ky koalicion të jenë emra që të vendosin shqiptarët” tha Açka.
Pyetje: Çfarë ju ndan me Bashën?
Flutura Açka: Në këto tre pika nuk na ndan asgjë me Bashën. Ajo që na ndau me Bashën është çështja e ndarjes së tij. Sepse pjesë e projektit që na çoi në ndarjen e PD ai ka qenë i përfshirë. Atë aksion nga i cili rezultoi kjo ndarje duhet ta çonte deri në fund. Sot Basha është anëtar i grupit parlamentar të PD  që është grupi parlamentar i Sali Berishës. Por ftesa është edhe për atë publike, nëse ai mendon që atë mision ta cojë deri në fund.
Në synojmë krijimin e një grupi parlamentar që do të dojë kohën e vet. Por ajo që është e rëndësishme është ajo që na bashkon, për të patur një platformë në formën e një lëvizje ku të jenë të ftuar elita shqiptare dhe partitë e reja politike. Por mbase edhe për një projekt që të jetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi