Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar, policia: I mituri gjeti një pistoletë dhe…

Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar, policia: I mituri gjeti një pistoletë dhe…

Një 15-vjeçar është plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur Milot, ku sipas policisë i mituri me iniciale B.H kishte gjetur një pistoletë dhe e kishte marrë në shtëpi.

Dyshohet se duke e pastruar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit.
Njoftimi i policise
Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet  se aksidentalisht është  vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur B.H 15 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po  kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të  rastit.
Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi