Pesë netë festë me ‘Birra Korça’, shija më e re ‘Gold by Korça’ më e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj! Pija që theu çdo rekord shitje

Pesë netë festë me ‘Birra Korça’, shija më e re ‘Gold by Korça’ më e preferuara nga turistët vendas dhe të huaj! Pija që theu çdo rekord shitje

Për 5 netë me radhë në Korçë u zhvillua Festa e Birrës, ky kryefjala ka qenë Birra Korça, me produktin më të ri Gold by Korça.

Edhe në natën e fundit të festës më të madhe verore në vend, Korça ka qenë destinacioni më i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj, të cilët kanë shijuar shijen e veçantë të Gold by Korça, e cila ka patur shitje rekord gjatë 5 netëve.
Turistët e huaj kanë shprehur interes të madh për birrën e parë shqiptare, Birra Korça me produktin e ri Gold by Korça. Ata janë shprehur se Birra Korça është një nga birrat më të shijshme që kanë provuar.
Shtëpia e Birrës Korça ka qenë destinacioni më i preferuar i turistëve, të cilët e kanë zgjedhur atë për të qenë sa më afër prodhimit të birrës së parë shqiptare.
Me Gold by Korça, nën tingujt e muzikës dhe ushqimin tradicional të Shtëpisë së Birrës Korça turistët kanë kaluar momentet më të bukur në këto 5 netë të paharrueshme.
Ky është viti i 18 i Festës së Birrës, ku Birra Korça ka treguar se është pija e preferuar e të gjithëve, duke u bërë një atraksion i pashmangshëm për turistët dhe vendasit. Pjesëmarrësit po e vazhdojnë të shijojnë dhe të ndajnë me të tjerët këtë përvojë të veçantë, duke e bërë Birrën Korça dhe “GOLD by Korça” një simbol të festave dhe traditave shqiptare.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi