Përplasi për vdekje 2-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit! Komshi me familjen e viktimës

Përplasi për vdekje 2-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit! Komshi me familjen e viktimës

Policia ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili përplasi për vdekje fëmijën 2 vjeç në Fushë Domje.

Raportohet se autori 57-vjeçari Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës.
Pasi mori ndihmën e parë nga familjarët, ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Po sipas burimeve, raportohet se familjarët e fëmijës, të tronditur nga ngjarja, nuk dhanë informacion të saktë për momentin, duke shpresuar se ai do të shpëtonte.
Fillimisht, ata ngritën hipoteza se fëmija ishte përplasur nga një automjet në rrugë, pa e identifikuar atë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente