“Përpara kemi një vit sakrifice”- Gazment Bardhi takon strukturat në Divjakë: Nisim zbatimin e projektit tonë transformues
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Divjakë, ku ndër të tjera ka deklaruar se do të nisin zbatimin e projektit për transformimin e Divjakës dhe gjithë Shqipërisë.
Bardhi thotë se përpara kemi një vit skarifice, me qëllim për të ndërtuar projektin fitues për të ndryshuar Shqipërinë.
Ai shprehet se në këto 12 vite qeverisje fermerët janë braktisur dhe se ka munguar mbështetja për bujqësinë.
“Në Divjakë, së bashku me strukturat drejtuese të Degës, nisëm zbatimin e projektit tonë transformues për Divjakën dhe Shqipërinë. Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.
12 vjet të keqqeverisje të Edi Ramës janë shumë kohe e cuar dëm për banorët e Bashkisë Divjakë. Braktisja e fermerëve të kësaj zone, mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Europian, kanë një përgjegjës që është korrupsioni i Qeverisë Rama. Ndryshimi i këtij realiteti të trishtë është vetëm në dorën tonë”, shkruan Gazment Bardhi në Facebook.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi