
Përgatitja për në 11 maj/ Kryeministri Rama publikon pamjet nga takimi me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve
Për tre ditë me radhë kryeministri Edi Rama mblodhi te vila qeveritare 30 ministrat e kabinetit, por edhe drejtuesit e qarqeve me qëllim përgatitjen për në zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga takimi, ku shihen të gjithë duke punuar dhe diskutuar.
Videon, kreu i qeverise e shoqëron me shkrimin “Kantier Shqipëria 2030”.
Në qendër të diskutimeve ka qenë edhe lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, ku secili drejtues qarku pritet të japë emrat.
Vendimi final për listat e kandidatëve do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste, e cila do të mbahet më 12 mars.
Gjithashtu kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë 4 kryetar bashkie, Ervin Demon, kryetar i Bashkisë së Beratit, Juliana Mema, kryebashkiake e Dimalit, Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë së Tepelenës dhe Agron Malaj, kryetar i bashkisë së Matit. Këta kryebashkiakë shihen të jenë prezent ne takimin me kryeministrin.
Për listën e mbyllur, Rama ka theksuar se do t’i japë prioritet më të madh përfaqësimit të grave dhe vajzave, ndërsa për listën e hapur do të përfshihen eksponentë të PS-së që kanë më shumë se dy mandate, të cilët do të luftojnë për një vend në Parlament.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi