![Përfshirja e punonjësve të policisë së shtetit në krim? Altin Dumani ngre shqetësimin: Në 3 vite pune të SPAK janë proceduar penalisht 69 efektivë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/perfshirja-e-punonjesve-te-policise-se-shtetit-ne-krim-altin-dumani-ngre-shqetesimin-ne-3-vite-pune-te-spak-jane-proceduar-penalisht-69-efektive_66950e05690e2.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Përfshirja e punonjësve të policisë së shtetit në krim? Altin Dumani ngre shqetësimin: Në 3 vite pune të SPAK janë proceduar penalisht 69 efektivë
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka ngritur në Kuvend shqetësimin e përfshirjes së punonjësve të policisë së shtetit në krim.
Sipas drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në 3 vite punë të SPAK janë proceduar 69 punonjës policie.
“Është shqetësim që jemi përpjekur ta adresojmë te policia e shtetit tek Ministria e brendshme duke komunikuar e shkëmbyer edhe informacione e të dhëna se si mund të përmirësojnë bashkëpunimin e të shtyjmë më para hetimet tona”, tha ai.
Altin Dumani: Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit është konstant dhe shumë i mirë.
Kemi komunikim institucional të përditshëm, punonjës të policisë së shtetit janë të angazhuar në hetimet tona të përditshme sepse hetimet të vetëm nuk i bëjmë dot, përdorim edhe oficerët e policisë gjyqësore të policisë së shtetit që kanë rolin e tyre në hetimin e çështjes.
Pyetja ka lidhje me një deklaratë time lidhur me një shqetësim timin lidhur numrin e punonjësve të policisë se shtetit të përfshirë në krim ku kam përmendur nja rreth 69 punonjës policie që në 3 vite pune të SPAK janë proceduar penalisht, është shqetësim që jemi përpjekur ta adresojmë te policia e shtetit tek Ministria e brendshme duke komunikuar e shkëmbyer edhe informacione e të dhëna se si mund të përmirësojnë bashkëpunimin e të shtyjmë më para hetimet tona.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi