“Përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës”- Ministri Mete: Ja data kur fillon rritja e pagave për sektorin publik!
Ministri i Financave, pas mbledhjes së Këshillit të Ministave, është shprehur se gjatë mbledhjes së sotme u miratuan vendimet për rritjen e pagave në sektorin publik.
Ministri i Financave deklaroi se nga rritja e pagave do të përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës publike dhe aplikimi do të nisë nga data 1 korrik.
“Nga rritja e pagave përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës publike. Paga mesatare në sektorin publik arrin në 150 mijë lekë. Pagat e rritura fillojnë të aplikohen nga 1 korriku, me kosto prej 11 miliard lekë për 6 mujorin e dytë të vitit 2024 dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u ministri Mete.
Ai theksoi se nga rritja e rrogave do të përfitojnë: “Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.”
Nga ana tjetër, ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/perfitojne-rreth-135-mije-punonjes-te-administrates-ministri-mete-ja-data-kur-fillon-rritja-e-pagave-per-sektorin-publik/”>Burimi</a>