PD refuzoi ftesën e presidentit për datën e zgjedhjeve! Këlliçi: Konsultimet me Begajn, farsë e madhe
Belind Këlliçi komentoi sot në studion e News 24 refuzimin e PD ndaj ftesës së presidentit Bajram Begaj për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare 2025.
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi tha se konsultimet me Begajn janë një farsë e madhe, për këtë arsye PD nuk mori pjesë në takim.
Belind Këlliçi: Një ushtar i bindur i kryeministrit, një president që emocionohet kur takon kryeministrin, ai merret me urdhrat e kryeministrit. Balla dy muaj më parë në kuvend e deklaroi datën e zgjedhjeve. E gjitha kjo është farsë dhe i bie që opozita të marrë pjesë në këtë farsë.
Kujtojmë se Partia Demokratike refuzoi ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime për datën e zgjedhjeve të pranverës 2025. Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi akuzoi kreun e shtetit se është bërë pjesë e një procesi farsë, pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët.
Ndryshe nga demokratët, aleatët e tyre nga Partia e Lirisë zgjodhën të pranojnë uljen në tryezën e Begajt për datën e zgjedhjeve.
Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho morën pjesë në konsultimet me Presidentin, ndërsa thanë se i kërkuan Begajt të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi