“Pasqyra e sistemit të pensioneve tregoi se kush di të qeverisë dhe kush të shkatërrojë”- Rama për opozitën: Ushqen njerëz me narrativa nxitëse urrejtjeje se ne nuk kemi bërë investime në veri

“Pasqyra e sistemit të pensioneve tregoi se kush di të qeverisë dhe kush të shkatërrojë”- Rama për opozitën: Ushqen njerëz me narrativa nxitëse urrejtjeje se ne nuk kemi bërë investime në veri

Nga Bulqiza, kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria e tij e bëri reformën në sistemin e pensioneve, megjithëse opozita bërtiste dhe ulëriste se do ta bënte.

“Pasqyra e sistemit të pensioneve tregoi se kush di ta qeverisë dhe kush vetëm di ta shkatërrojë këtë vend”, shtoi ai.
Kryeministri foli dhe për investimet, duke u shprehur se narrativa nxitëse e urrejtës që e ka dominuar 30 e kusur vite politikën, vazhdon dhe ushqen njerëz së qeveria nuk ka bërë asgjë për veriun
“Fakt absolut, të gjithë pensionistët që dalin në pension prej vitit 2014, kanë pensione më të larta se ata që kanë dalë më parë. Sepse atë reformë që të tjerët nuk e bëmë, megjithëse bërtisnin dhe ulërinin rrugëve sikur janë të djathtë, e bëmë ne dhe pasqyra e sistemit të pensioneve tregoi se kush di ta qeverisë dhe kush vetëm di ta shkatërrojë këtë vend.
Përtej pensioneve janë dhe investimet. Investimet në veri. Është e paimagjinueshme që narrativa perverse diabolike dhe përçarëse, narrativa nxitëse e urrejtës që e ka dominuar 30 e kusur vite politikën tonë për shkaqe që ju të gjithë i dini. Vazhdon e ushqen dhe ka njerëz që vazhdojnë e hanë narrativën, se ne nuk kemi bërë investime në veri.
Nëse marrim investimet e qeverisë tonë në veri, përfshirë investimet në Rrugën e Kombit, ku qeveria e mëparshme i ndërtoi vetëm trupin, e la totalisht rrugëve nga pikëpamja e pjesëve tjera. Vetëm urat e ndërtuara janë sot atje si rezultat i kësaj qeverie e të tjera”, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi