Padia e Ilir Metës për divorc me Monika Kryemadhin, caktohet gjyqtarja e çështjes

Padia e Ilir Metës për divorc me Monika Kryemadhin, caktohet gjyqtarja e çështjes

Është caktuar gjyqtarja e padisë së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për divorc me Monika Kryemadhin.

Mësohet se çështja ka rënë për gjykim tek gjyqtarja Fahrije Budo (Stringa).
“Bazuar në Nenin 5, pika 1 gërma c, e Ligjit Nr.9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” ju bëj me dije se:
Në datën 20.06.2024, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kërkesë padia me Paditës I.M. dhe të Paditur M.K., me objekt : “Zgjidhja e martesës me të paditurën”. Pas proçesit të regjistrimit, çështja ka kaluar në proçesin e shortit elektronik dhe çështja ka rënë për gjykim tek gjyqtarja Fahrije Budo (Stringa)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Deklarata e Metës
Kujtojmë se kreu i PL, njoftoi divorcin pak ditë më parë, ku u shpreh se thashmë Monika Kryemadhi nuk është më gruaja e tij, por ish-bashkëshortja.
Ai tregoi se ka filluar dhe procesin e divorcit, si dhe ka njoftuar djalin e tij dhe të Kryemadhit, Besartin.
“Znj.Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime dhe sot, kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta. I cili e ka pas si ide të tillë dhe më parë dhe më ka thënë që ‘meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’, dhe unë besoj se kam gjetur një zgjidhje”, tha ai.
Ish presidenti nuk dha ndonjë shpjegim për arsyet e kërkesës për divorc, por la të kuptohej qartë se për të kishte qenë i papranueshëm qëndrimi i Kryemadhit ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në një kohë që ajo “ishte në dijeni të gjithë veprimtarisë së SPAK-ut kundër bashkëshortit e të gjithë përpjekjeve për të shantazhuar persona të ndryshëm kundër Metës”, deklaroi ai duke shtuar se “Monika është më afër me SPAK-un se sa me mua. Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”.
Deklarata e Kryemadhit
Pas deklaratës së Metës, në një prononcim për Zërin e Amerikës, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk preferonte për momentin të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar zotin Meta në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.
LEXONI EDHE: “S’i di arsyet që e çuan në kërkesën për divorc”- Meta depozitoi në gjykatë padinë për t’u ndarë, ja ç’deklaroi Kryemadhi! VOA: Prej disa muajsh, ai s’jeton në shtëpinë e familjes
KERKESË PADI
PADITES: Ilir Metaj, I biri I Rexhep dhe I Fiqirete, I datelindjes 24.03.1969, lindur ne Skrapar dhe banues ne Tirane, I martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.
E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e Ramazan dhe e Fatime, e datelindjes 09.04.1974, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca „Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane
OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren
BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes
DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE PERGJITHSHEM
(SEKSIONI FAMILJAR)
E nderuar Gjykate!
TIRANE
Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982, date 29.10.1998.
Nga kjo martese kane lindur 3 femije:
Bora Metaj e datelindjes
Besar Metaj i datelindjes
Era Metaj e datelindjes

LEXONI EDHE: Ilir Meta drejt divorcit me Monika Kryemadhin, zbardhet kërkesë padia për zgjidhjen e martesës
LEXONI EDHE: “Është ish-bashkëshortja ime”- Ilir Meta njofton ndarjen nga Monika Kryemadhi: Kam ndjekur dhe rrugën juridike! Ja çfarë më pati thënë djali

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/padia-e-ilir-metes-per-divorc-me-monika-kryemadhin-caktohet-gjyqtarja-e-ceshtjes/”>Burimi</a>