Opozita zyrtarizoi kandidaturën e Petro Gjikurisë, kryetarja e PD Himarë: Nuk u konsultuan me ne! S’është e drejtë që…
Kryetarja e degës së PD në Himarë, Afrovita Dhimojani ka deklaruar se nuk janë konsultuar me ta për zyrtarizimin e kandidaturës së Petro Gjikurisë për zgjedhjet e pjesshme në Himarë që do mbahen në 4 gusht.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo thotë se u informua si të gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimmarrje politike.
Dhimojani shprehet se “nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se nje viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj.”
Reagimi:
Të dashur Himariot dhe Himariote!
Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit.
Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimmarrje politike.
Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar përsa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik.
Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se nje viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj.
Konsensusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që u mohua më Datën 14 Maj!
Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht.
Himara meriton vërtetësi!
Kryetare e Partisë Demokratike Dega Himarë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi