“Opozita ka zbritur në shesh dhe nuk do tërhiqet”- Berisha thirrje deputetëve të PD-së: T’u dalin në ballë revoltave dhe mosbindjeve civile në të gjithë vendin! Shqiptarët, të gatshëm për çdo sakrificë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, një ditë pas kaosit në Kuvend, u ka bërë thirrje deputetëve demokratë, si edhe drejtuesve lokalë e qëndrorë “t’u dalin në ballë revoltave dhe mosbindjeve civile në të katërt anët e vendit”.
Berisha theksoi se duhet t’u faktojnë shqiptarëve që “diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra”, duke shtuar se vendi sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Evropë.
Në konferencë për mediat nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së shtoi se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë.
Sali Berisha: U bëj thirrje deputetëve të parlamenteve lokale, të bëjnë gjithçka në mosbindje civile, për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës e krimeve monstruoze.
Ftoj drejtuesit lokal e qendrorë të PD-së të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjeve civile në të katërt anët e vendit. Tu faktojmë shqiptarëve se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra.
Se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Evropë, shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies, Shqipëria është vendi i të burgosurve politikë, dhe i përpjekje satanike të mafies shqiptarë e ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën.
Shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë, do të përdorin të gjitha mjetet.
Berisha garantoi se opozita ka zbritur në shesh dhe nuk do tërhiqet
“Të gjitha këto janë akte të një regjimi kriminal, i lidhur kokë e këmbë me krimin dhe drogën, me të cilin kërkon të shuajë zërat e opozitës. Ju garantoj se opozita ka zbritur në shesh dhe gjer në përmbushjen e misionit të saj, e vendosur për çdo sakrificë, e vendosur për qëndresën më të fuqishme, ajo nuk tërhiqet”, tha Sali Berisha.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi