Opozita bllokoi autobotin me ujë, policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve
👁717
Forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në sheshin “Willson”.
Kjo situatë erdhi pasi disa deputetë të PD dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u pozicionuan para autobotit me ujë, duke mos lejuar policinë për ta përdorur.
Kanë qenë Tedi Blushi dhe deputetët Luan Baçi dhe Lefter Geshtenja që kanë hipur mbi autobotin me ujë.
“Janë në shkelje të ligjit. Kur ne protestojmë para kryeministrisë ka bllokim të bulevardit. Në këtë rast ka protestë në sheshin Wllson dhe ka absolutisht bllokim. Është gjeja më normale”, tha Bardhi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi