![Olsi Rama paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Çfarë deklaroi pas daljes nga SPAK: Makina s’është e personit që aludohet](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/olsi-rama-paraqitet-ne-prokurorine-e-posacme-cfare-deklaroi-pas-daljes-nga-spak-makina-seshte-e-personit-qe-aludohet_667ea7be9016a.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Olsi Rama paraqitet në Prokurorinë e Posaçme! Çfarë deklaroi pas daljes nga SPAK: Makina s’është e personit që aludohet
👁1446
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Olsi Rama u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me dosjen “Xibraka”, pas një denoncimit të kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi se është i përfshirë në laboratorin e drogës.
“E keni lexuar deklaratën time, e keni lexuar. E dini shumë mirë”, tha ai pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.
“Sigurisht kam udhëtuar me automjetin e një personi që e kam marrë, sepse në atë moment atë mund të merrja”, shtoi ai.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi