Ofertë për Ilir Metën që të jetë në listat e PD? Përgjigjet Sali Berisha: Jemi në diskutime, por…
Një ditë më parë, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se do të preferonte që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të futej me logon dhe flamurin e PL. Sot për këtë u pyet Sali Berisha, nëse i ka bërë ndonjë ofertë Metës, që ai të jetë në listat e PD, por kreu i PD tha se janë në diskutime dhe nuk ka një projekt konkret.
LEXO EDHE: Listë e përbashkët me PD? Ilir Meta zbardh takimin me Flamur Nokën: Preferojmë të dalim me logon dhe flamurin tonë! Pjesë e primareve? Ja si përgjigjet Presidenti i PL-së
“Janë diskutime, nuk ka projekt të dorëzuar, por diskutimet në këtë fazë janë të përqendruara totalisht në bashkëveprimin tonë për në protesta të përgjithshme dhe krijimin e qeverisë teknike. Kjo është tema jonë e ditës”, tha Sali Berisha.
I pyetur nëse do të ketë shpërblim Metën me vende të sigurta deputetesh ne listat e PD, Sali Berisha u pergjigj: “Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim, Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe në vend, se secili do të jetë koalicioni, por jo shpërblim por me interes të përbashkët bilateral do të shqyretohet në kohërat që vijnë”.
Pyetje: Flamur Noka ka zhvilluar takime me Ilir Metën për mënyrën si do paraqitet kjo parti apo edhe parti të tjera në zgjedhje, duke përfshirë në listat e PD apo më vete. Tej diskutimeve që keni bërë, pavarësisht se Meta ka deklaruar se do të dalë me logon dhe flamurin e PL, ju apo Noka në emrin tuaj ka dorëzuar në tryezën e Ilir Metës për ta përfshirë atë dhe përfaqësues të tjerë të PL në listat e PD?
Sali Berisha: Janë diskutime, nuk ka projekt të dorëzuar, por diskutimet në këtë fazë janë të përqendruara totalisht në bashkëveprimin tonë për në protesta të përgjithshme dhe krijimin e qeverisë teknike. Kjo është tema jonë e ditës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi