![Nuk ka ngujim, Salianji do të shkojë në Policinë e Tiranës! Zbardhen SMS-të për militantët, thirret tubim: Është urgjente…](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/nuk-ka-ngujim-salianji-do-te-shkoje-ne-policine-e-tiranes-zbardhen-sms-te-per-militantet-thirret-tubim-eshte-urgjente_66f6c0850db8f.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Nuk ka ngujim, Salianji do të shkojë në Policinë e Tiranës! Zbardhen SMS-të për militantët, thirret tubim: Është urgjente…
UPDATE- Deputeti Ervin Salianji do të dorezohet sot në Policinë e Tiranes. Burime nga selia e PD bejne me dije se krahas dorezimit te Ervin Salianjit, demokratet kane thirriur nje tubim para Drejtorise se Policisë së Tiranës.
Gazetari Osman Stafa ben të ditur se perkrahesve te PD u eshte kërkuar qe te marrin pjese ne nje tubim “urgjent” diten e sotme ne oren 17:00 per të mbrojtur Ervin Salianjin.
Nderkohe që Gazment Bardhi tha sot se Grupi i PD kishte vendosur ne menyre unanime qe te ngujoheshin ne seline e PD, dhe mos lejonin arrestimin e demokratit, Ervin Salianji.
Por sipas tij, Salianji vendosi te dorezohet dhe te mos zbatoje vendimin e Grupit, duke mbajtur nje qendrim personal.
SMS I PAREPershendetje!Sot ne ora 16:45 deputeti i PD z.Salianji praraqitet prane drejtorise te policise Tirane (M.Shyri) ju lutem per pjesmarrje maksimale njoftoni ke te mundeni.
SMS i DYTE Mesazhi i Grupit te PD:
Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent.
Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.
Goditja që I bëhet Salianit është goditje që I bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi