“Nuk ka më paqe!”- Aksioni opozitar, paralajmëron Noka: Do jemi në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë dhe në Parlament

“Nuk ka më paqe!”- Aksioni opozitar, paralajmëron Noka: Do jemi në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë dhe në Parlament

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, pas mbledhjes së kryesisë në seli tha për gazetarët se opozita do të shtrije aksionin e saj në gjithë Shqipërinë.

Noka tha se për protestën e paralajmëruar më 6 tetor, nuk do mblidhen në bulevard, por do të jenë në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë.
“Aksioni opozitar do të jetë dhe në Parlament dhe në terren. Nuk ka më paqe për Edi Ramnë dhe regjimin e tij”, tha ai.
Deputeti demokrat u shpreh se dënimi i Salianjit ishte një akt tjetër agresioni ndaj opozitës pas vendimit për të burgosur politikash liderin e opozitës.
“Me dënimin e Salianjit kërkojnë të kërcënoje opozitën se kush denoncon ministrat, krimin dhe organizatat, e pret ky fat”, tha Noka.
Noka: Ky ishte një akt tjetër agresioni ndaj opozitës pas vendimit për të burgosur politikash liderin e opozitës e për të hetuar kreun e PL-së, pas vendimit për të burgosur kryerin e bashkisë së Himarës, Edi Rama më të gjitha këto ka treguar se është i vendosur t’i shpall luftë opozitës. PD e trajtoj këtë situatë me përgjegjshmëri dhe ka venduar të përvijoj aksionin e saj.
Data 6 do të jetë dita e parë e aksioni opozitar të veprës. Ne nuk rrimë duar kryq kur drejtësia e re vepron në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës, bëhet marionetë në duart e regjimit. Kur drejtësia e re vendos padrejtësinë si normën e saj në raport më opozitës dhe vepron si organizatë kriminale për të pastruar dosjet. Me dënimin e Salianjit kërkojnë të kërcënoje opozitës se kush denoncon ministrat, krimin dhe organizatat, e pret ky fat.
Nuk do mblidhemi në bulevard, do jemi në terren në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Aksioni opozitar do të jetë dhe në Parlament dhe në terren. Nuk ka më paqe për Edi Ramë, dhe regjimin e tij.
LEXO EDHE: Mbyllet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, opozita njofton datën e protestës kombëtare

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi