Njohja e pensioneve në Itali, Rama: Pa Melonin kjo punë nuk do merrte fund! Qershia mbi tortë, marrëveshja me Greqinë! I vendosur për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura

Njohja e pensioneve në Itali, Rama: Pa Melonin kjo punë nuk do merrte fund! Qershia mbi tortë, marrëveshja me Greqinë! I vendosur për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me miratimin që Senati italian i bëri marrëveshjes për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.

Sipas tij, kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.
Për këtë ai felenderon Melonin, pa të cilën – siç thotë- kjo punë nuk do të merrte fund.
“Hallall dhe vicklat, talljet, përqeshjet deri tek sharjet, jo ishte rrenë, ishte lojë, e paç haram, etj. Rëndësi ka që tani mundi dhe sakrifica e një jete në punë matanë detit të shqiptarëve do njihet njësoj si italianët. Kjo ishte një nga dy marrëveshjet më të vështira të pensioneve, sepse bëhet fjalë për gati gjysmë milionë njerëz dhe jam falënderues Melonit, patë cilën kjo punë nuk do të merrte fund dhe mund të merret vite e vite të tjera”, tha Rama.
Më tej kreu i qeverisë tha se qershia mbi tortë për të mbyllur këtë cikël është marrëveshja me Greqinë.
“Vendosmëria ime është të mbyllim të gjitha çështjet e hapura me po atë vizion, më po atë vullnet dhe më po atë ndjenjë respekti që me kryeministrin Mitsotakis kemi ndarë qysh se jemi takuar për herë të parë. Kam besim se mandati ynë i katërt do të jetë edhe mandati i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë. Ashtu sikurse do të jetë edhe mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi “i” i të gjitha pikave të dakordësuara mes nesh. Shqipëria 2030 dhe Greqia do të jenë bashkë në BE”, u shpreh kreu i qeverisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente