![Një ditë pas mosbindjes civile, Flamur Noka mbledh drejtuesit politikë! Çfarë pritet të ndodhë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/nje-dite-pas-mosbindjes-civile-flamur-noka-mbledh-drejtuesit-politike-cfare-pritet-te-ndodhe_670524dc7b699.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Një ditë pas mosbindjes civile, Flamur Noka mbledh drejtuesit politikë! Çfarë pritet të ndodhë
Një ditë pas protestës së opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Falmur Noka ka mbledhur drejtuesit politikë.
Mësohet se në fokus te takimit është analiza e protestës se djeshme, dhe strategjia në vazhdim e protestave dhe mosbindjes civile.
Me anë të një postimi në Facebook, Noka reagoi duke shkruar se nuk do të ketë paqe deri në krijimin e qeverisë teknike.
“Nuk ka paqe politike deri në krijimin e qeverisë teknike ! Shqiptarët do votojnë të lirë”, shkruan Noka, i cili ka publikuar edhe disa foto nga protesta e djeshme.
Kujtojme qe pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli.
Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi