Një ditë pas dënimit, Ervin Salianji shkon në selinë e PD, takon Gazment Bardhin! Çfarë pritet të ndodhë

Një ditë pas dënimit, Ervin Salianji shkon në selinë e PD, takon Gazment Bardhin! Çfarë pritet të ndodhë

Një ditë pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit, deputeti i PD ka mbërritur herët sot në selinë blu, ku është takuar me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Në seli ndodhet edhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, ndërsa sot është njoftuar se do të mbahet edhe një mbledhje e grupit parlamentar.
Ndëkohë teksa këtë të premte pritet arrestimi i deputet te PD Ervin Salianjit pas vendimit te Gjykatës se Apelit, ky i fundit ka mbërritur ne Selinë e PD-se, teksa është ne një mbledhje pune me kreun e Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj. News24 mëson se shkak i këtij takimi është plotësimi i dokumenteve për te kallëzuar ne SPAK, ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Gjykata e Apelit la dje (26 shtator) në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Pas vendimit, Salianji foli për mediat për një vendim politik, ndërsa u shprehe se do të bëjë fushatë edhe nga burgu.
“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore”, tha ai.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi