Ngritja e Komisionit të së Vërtetës, Berisha: Lidhjet e politikës me krimin, tragjedi! 15 mijë telefona SkyEcc në duart e shqiptarëve!
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar propozimin për ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, teksa u shpreh se do të nxjerrë zbuluar lidhjet e politikës me krimin.
“Lidhjet e politikës me krimin, e qeveritarëve gjer tek Rama, e gjykatësve, prokurorëve e policëve janë tragjedia dhe dramë më e madhe e shqiptarëve. Janë një rrezik i jashtëzakonshëm, jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por në rajon, Evropë e më gjerë”, tha Berisha në konferencë për mediat.
Berisha u shpreh se nga 60 mijë telefona të koduara në Evropë dhe botë, 15 mijë kanë qenë në duart e shqiptarëve.
Sali Berisha: Nëse lexohet 1/5 e një prej dosjeve ju konstatoni aty se lidhjet e politikës me krimin, e qeveritarëve gjer tek Rama, e gjykatësve, prokurorëve e policëve janë tragjedia dhe dramë më e madhe e shqiptarëve. Janë një rrezik i jashtëzakonshëm, jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por në rajon, Evropë e më gjerë.
Kam kohë që analizoj dhe mendoj për këtë problem.
Ka vetëm një zgjidhje për t’u dhënë përgjigjen e plotë atij Everesti të lidhjeve të tmerrshme me krimin nga Rama e poshtë, të kësaj administrate e këtij shteti, me prani edhe të përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtare,
Kemi fatin të jemi para zbulimit të zi për sa i përket lidhjeve të politikës me krimin. Do lejojmë që të pasohen nën dhe mbi tokë dhe të përcaktojnë të ardhmen e vendit? Apo me një Komision të së Vërtetës do të presim këto lidhje për të shpëtuar kombin shqiptar nga kthetrat e krimin qeveritar e jo qeveritar që e kanë mbërthyer.
Është zotim para shqiptarëve, do lemeriten, lebetiten kur të dëgjojnë të vërtetuara këto lidhje. Informoj se nga 60 mijë telefona të koduara në Evropë dhe botë, 15 mijë kanë qenë në duart e shqiptarëve, 8 mijë prej tyre në duart e zeza të pushtetarëve shqiptarë, nga të cilët 73 në duart e zeza të Ramës dhe punonjësve të tij në Kryeministri. Do heshtim, do ulim kokën apo do të qëndrojmë të palëkundur? Kjo është arsyeja pse kërkojmë Komisionin e së Vërtetës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi