Ngritja e Komisionit Anti-korrupsion nga mazhoranca, deputeti i PD: Nuk bëhemi pjesë e farsave politike

Ngritja e Komisionit Anti-korrupsion nga mazhoranca, deputeti i PD: Nuk bëhemi pjesë e farsave politike

Oerd Bylykbashi, ka folur për ngritjen e Komisionit Anti-korrupsion nga mazhoranca, duke thënë se PD-ja nuk do të bëhet pjesë e farsave politike.

Në studion emisionit ‘Kjo Javë’, Bylykbashi tha se duhet të hetohen disa prej çështjeve shumë të rëndësishme, teksa Rama nuk që t’i japë barazim votave duke mos i ndarë ato të mazhorancës nga ato të opozitës, u shpreh deputeti i PD.
‘’Kemi edhe skandalin e TIMS që po hetohet, por po bëhet çmos që të bllokohet hetimi dhe marrja e kontrollit me ligj i takon atij që e kërkon, pra ne e kërkuam ne na takon
Mazhoranca thotë s’ka asnjë gjë, nëse ne nuk kemi prova
Njerëz që janë në konflikt interesi nuk i duan hetimet, personi që ka më shumë konflikt interesi është Edi Rama, detyra jonë është të përballemi me votë
Nëse Edi Rama thotë nuk bëj reformën zgjedhore dhe nuk jap barazim të votës pra njësoj si e mazhorancës dhe e opozitës, mendojmë ne se do ketë sukses te këto të tjerat.
Epo ne nuk bëhemi dot pjesë e këtyre farsave’’, tha Bylykbashi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi