Nga shkurtimi i orarit të punës, te mbyllja e çerdheve dhe kopshteve, PD thirrje qeverisë: Të merren masa për mbrojtjen e qytetarët nga temperaturat e larta
Deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi, në një deklaratë për mediat ditën e sotme kanë kërkuar regimin e qeverisë në mënyrë që të mbrohen qytetarët për shkak të temperaturave të larta në vend.
Vokshi dhe Çupi kanë propozuar shkurtimin e orari të punës, punë nga shtëpia, mbylljen e çerdheve dhe kopshteve, si edhe për pensionistët ofrimin e mundësisë për t’jua dërguar pensionin në banesë.
Deputetja Çupi u shpreh se target grup kryesor janë të miturit, fëmijët e mitur, gratë shtatzëna dhe punëtorët që për shkak të natyrës së profesionit të tyre duhet të punojnë jashtë.
“Personat më të rrezikuar nga temperaturat e nxehta janë të moshuarit, të miturit, personat me aftësi të kufizuara, punëtorët në natyrë, si policët, bujqit, të cilët nuk duhet të rrinë gjatë jashtë, të strehët, personat me të ardhura të ulëta.
Duam t’i bëjmë të artë qeverisë që ky është target grupi të cilit shteti duhet ti qendrojë pranë. Jemi detyruar të dalim me propozime sepse qeveria nuk ka reaguar. Jemi këtu pranë qytetarëve me këto propozime”, tha ajo.
Deklarata e deputeteve të PD-së, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi:
Albana Vokshi:
Në këto ditë shumë të shumë të nxehta, jo të zakonshme, të vështira e të papërballueshme për çdo familje shqiptare, duke pasur parasysh temperaturat shumë të larta (rreth 38-40 grade),
Duke pasur parasysh mungesat e ujit dhe energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë,
Duke pasur parasysh që qeveritë e rajonit, siç është rasti i qeverisë së Kosovës që para disa ditësh mori disa masa për përballimin e ditëve të nxehta,
Së bashku me kolegen Dhurata Çupi, jemi këtu që në emër të PD të shprehim shqetësimin e thellë për mosreagimin e Qeverisë shqiptare e cila është ndër të vetmet që nuk ka reaguar për t’i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, ndërkohë që vijon vjedhjen dhe abuzimin e parave me inceneratorët fantazmë, me tunelet e florinjta, me koncesionet në shëndetësi të panevojshme.
Gjashtë propozimet e PD për paketën e masave për përballimin e ditëve të nxehta (propozim për VKM):
Shkurtim i përgjithshëm i orarit të punës (sektor publik dhe privat), maksimumi deri ne 13.00. Këtu të përjashtohen sektorë si shëndetësia, policia, ushtria, zjarrfikësit dhe çdo strukture me karakter emergjence.
Të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të punojnë me orar të shkurtuar nga shtëpia;
Për sektorët që punojnë në ambient të hapur, siç është ndërtimi psh…të konsiderohet orar i shkurtuar ose edhe pezullimi i plotë i punës gjatë ditëve të nxehta të kësaj jave (rasti i Kosovës).
Mbyllja e plotë e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private. Njëri prej prindërve të kujdeset për fëmijët kundrejt kompensimit të pagës (mban fëmijët në shtëpi).
Për pensionistët që jetojnë vetëm apo për personat PAK: posta shqiptare të marrë masat me dërgimin e pensionit apo të pagesës së PAK në shtëpi (pa kosto shtesë financiare).
Ngritja urgjente e grupeve ndër-institucionale në nivel bashkie, të përgjigjes së menjëhershme për personat PAK, pensionistet dhe kategori të tjera në nevojë për cdo nevojë që mund të kenë për të blerë ilaçe, pazar ushqimor, asistencë në banesë duke vendosur edhe një numër kontakti falas, etj).
Dhurata Çupi:
Kostot financiare të shkurtimit të orarit të punës në sektorin privat, apo të prindit që do të kujdeset për fëmijët në shtëpi, apo kostot e tjera të përballohen nga fondi rezervë i Kryeministrisë;
Kursimi i energjisë parashikohet të jetë miliona euro (imagjino vetëm zyrat e shtetit).
Kursim financiar dhe kohor do ketë edhe sektori shëndetësor (imagjino po të mos dalin apo tl mos punojnë në këtë vapë të tmerrshme…sa persona s’do kenë nevojë ti drejtohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve për trajtim mjekësor…shto pastaj edhe faturën e ilaçeve që do duhet te blejnë).
Kujtojmë këtu precedenti është…viti 2007 (por ath ishte si pasoje e krizës energjetike, dhe u mor masa për kursim energjie gjate verës), u shkurtua për disa jave ne vere (korrik gusht), orari zyrtar i punës (u be 08.00-13.00).
PD kërkon marrjen urgjente të masave të mësipërme, në mënyrë që të mbroje shëndetin e qytetarëve e nga ana tjetër të ekonomizojë edhe përdorimin e energjisë elektrike.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi