“Nëse marr votën e shqiptarëve e di unë çfarë bëj me SHBA dhe BE”- LaCivita udhëheq fushatën e PD, Rama ironizon: S’ka turist që vjen me kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë makiazh…

“Nëse marr votën e shqiptarëve e di unë çfarë bëj me SHBA dhe BE”- LaCivita udhëheq fushatën e PD, Rama ironizon: S’ka turist që vjen me kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë makiazh…

“Ne jemi garancia e reformës në drejtësi, të tjerët kanë thënë që do shkrijnë reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i ka më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesin kombëtar dhe interesin publik. Këto forca janë të shpallur dhe i njeh gjithë bota. Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik, nuk ka turist që vjen me kushedi ca page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së atyre forcave që ndryshon këtë thelb. Ky është thelb i ndarjes së dita me natën mes nesh dhe kënetën. Por ky është edhe thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do të bëhen anëtarë të BE duke mbyllur negociatat në 2027 apo nëse do mbetet si ndonjë shtet në rajon që e ka të ardhmen të paqartë. Ne nuk jemi Bosnja, ne jemi Shqipëria dhe kemi mundësitë për të shfrytëzuar atë dritare.
Duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi pasur që nga 2013. Me mandatin e fortë të shqiptarëve, pastaj e di unë bashkë me ju, se çfarë bëjmë me BE, SHBA e NATO. Me garanci që asgjë nuk lëviz”, tha Rama.
vijon

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente