Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike! Arrestohet 22-vjeçari në Vlorë
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi rezulton i dënuar me 20 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 20 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policise
DVP Vlorë/Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar në kërkim, i dënuar me 20 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit D. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 20 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi