“Në 2013 ishin votimet e fundit të lira në Shqipëri”- Gjekmarkaj: PD fiton mbi 55% të zgjedhjeve nëse…

“Në 2013 ishin votimet e fundit të lira në Shqipëri”- Gjekmarkaj: PD fiton mbi 55% të zgjedhjeve nëse…

Nënkryetari i PD dhe njëkohësisht deputet, Agron Gjekmarkaj, tha sot në studion e emisionit “Open” në News 24 se sipas sondazheve që PD ka, Partia Demokratike mund të fitojë me mbi 55% të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, sigurisht sipas tij nëse vendoset qeveri teknike dhe nëse zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme.

Gjekmarkaj tha se zgjedhjet e fundit të lira dhe të ndershme në Shqipëri janë mbajtur në vitin 2013.
 Gjekmarkaj: PD ka sondazhe të tilla se nëse ka qeveri teknike dhe zgjedhje të lira të ndershme PD fiton mbi 55% të zgjedhjeve të mazhorancës së shiptarëve. Në vitin 2013 janë bërë zgjedhjet e fundit të lira të ndershme në Shqipëri. Sepse u garantua në mënyrë të pakundërshtueshme rrotacioni.
Unë nuk them se në 2017 Rama nuk i ka fituar zgjedhjet por ndodhi ajo që ndodhi marrëveshja, pastaj kemi zgjedhjet 2021 natyrisht për gabimet e PD siç ishte braktisja e parlamentit, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale i lejuan atij të ndryshojë  kushtetutën, duke tradhtuar n ë marrëveshje që u nënshkrua në ambasadën amerikane.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi