
“Në 11 Maj mua dhe PS-në do na votojnë afro 1 mln shqiptarë” – Rama i përgjigjet komentuesit: Po ndërtojmë një Shqipëri me standarde, mbi kënetën e plagëve të thella që trashëguam!
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot komenteve të ndjekësve të tij në Facebook, në rubrikën “Sy më Sy”.
Një nga kometete ishte: “Nuk ke asnjë rrugë me standarde, sepse ajo pjesë e standardit që ju duhet rrugëve, ju duhet që të paguani zgjedhjet në Shqipëri”.
Lidhur me këtë koment Rama tha se PS ka ndërtuar mijëra kilometra rrugë me standarde, fakt që sipas tij e kanë pohuar “parterët e BE-së”.
Sigurisht në përgjigjen e Ramës nuk mungoi as ironia ndaj opozitës.
Kryeministri tha se është fyerje që të akuzosh PS për mungesë të standardeve të rrugës. Sipas tij mungesa e standardeve karakterizon PD, e cila kur ishte në pushtet, ndërtonte rrugë pa cilësi.
“Ironia pastaj se standardet mungojnë ngaqë ne paguajmë zgjedhjet është një fyerje direket për pothuajse 800 mijë shqiptarë që në 11 maj do ti afrohen 1 mln të cilët votojnë mua dhe PS, sepse ne po ndërtojmë një Shqipëri me standarde mbi kënetën e plagëve të thella që trasheguam”, tha kryeministri.
Rama: E kundërta është e vërtet, nëse ka një dallim kryesor më se çfarë ndodhte me rrugët e kënetës dhe çfarë i karakterizon afro mijëra kilometra rrugë të ndërtuara e rindërtuara prej nesh janë standardet. Këtë nuk e them unë, këtë e thonë partnerët tanë të BE. Mos harro që pas një beteje të gjatë ne e futëm Shqipërinë edhe në korridoret evropiane në vitin 2023. Dhe po ndërtojmë 2 segmentet e rrjetit europian në Shqipëri, Korridorin Blu dhe Korridorin e 8. Edhe rrugën e Kombit që u hap në kohën e kënetës jemi përpjekur një dekadë të tërë ta fusim në standardet e BE-së dhe përpjekja akoma tani që flasim nuk ka mbaruar 100%. Ironia pastaj se standardet mungojnë ngaqë ne paguajmë zgjedhjet është një fyerje direket për pothuajse 800 mijë shqiptarë që në 11 maj do ti afrohen 1 mln të cilët votojnë mua dhe PS, sepse ne po ndërtojmë një Shqipëri me standarde mbi kënetën e plagëve të thella që trasheguam.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi