“Ndriçoi Shqipërinë dhe nderoi Gjirokastrën!”- Vdekja e Kadaresë, deputeti i PD: Arriti të thyejë me penën e fortë censurat kriminale të diktaturës

“Ndriçoi Shqipërinë dhe nderoi Gjirokastrën!”- Vdekja e Kadaresë, deputeti i PD: Arriti të thyejë me penën e fortë censurat kriminale të diktaturës

“Kadare ndriçoi Shqipërinë, nderoi Gjirokastrën”, kështu është shprehur deputeti demokrat, Tiran Shehu, për ndarjen e papritur nga jeta të shkrimtarit mjaft të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu shprehet se megjithëse Kadare shkroi në ato vite mohimi të lirive, fjalës edhe mendimit, ai arriti të “thyeje” me “penën” e fortë, censurat kriminale të asaj periudhe të diktaturës.
“Do ta kujtojmë gjithmonë për vlerat, për mesazhet që arriti të transmetojë edhe pse kjo dukej e pa mundur atëherë”, shkruan deputeti.
Reagimi i plotë
Kadare, “ndricoi” Shqiperine, nderoi Gjirokastren!
Ishte si nje “drite” ne ate tunel te gjate e te eret te diktatures.
Megjithese shkroi ne ato vite mohimi te lirive, fjales edhe mendimit, ai arriti te “thyeje” me “penen” e forte, censurat kriminale te asaj periudhe.
Duke u bere keshtu me “fenerin” e tij jo rralle si nje pike referimi, simbol te nje te ardhme me te mire.
Da ta kujtojme gjithemone per vlerat, per mesazhet, qe arriti te transmetoje edhe pse kjo dukej e pa mundur atehere.
Do ta kujtoje me nderim Gjirokastra e tij, Shqiperia, por dhe shume e shume me gjere.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi