“Ndihem i trembur, ishin dy persona me thika”- Mbeti i plagosur në sherrin ku u vra 14-vjeçari, rrëfehet Luis Meçja: Autorin nuk e njihja, shkova të ndihmoj Martin Canin, por…

“Ndihem i trembur, ishin dy persona me thika”- Mbeti i plagosur në sherrin ku u vra 14-vjeçari, rrëfehet Luis Meçja: Autorin nuk e njihja, shkova të ndihmoj Martin Canin, por…

Luis Meçja, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku u vra shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” thotë se i qëndron versionit të tij dhënë edhe më parë, se kanë qenë dy persona me thika.

I mituri thotë se ndihet ende i trembur nga ngjarja, por thotë se është më i qetë.
Ai tregon gjithashtu se pas sherrit është ndihmuar nga një kushëriri i tij, më pas thotë se nuk mban mend asgjë.
Një mesazh kishte edhe për të gjithë bashkëmoshatarët: “Dua t’i jap një mesazh të gjithëve që nuk është e mirë të ziheni sepse sherri sjell shumë pasoja”, tha ai për Top Channel.
Luis Meçja, 14-vjeçari qe mbeti i plagosur
 
Intervista e plotë me Luisin:
Si je?
I mituri L.M: Më mirë jam.
Je më mirë, plagët janë duke u mbyllur…
I mituri L.M: Plagët janë duke u mbyllur. Me kalimin e kohës besoj do të bëhem akoma më mirë.
Po në aspektin psikologjik a je i qetë pas asaj që ndodhi?
I mituri L.M: Me atë që kam parë…ndihem pak i trembur por besoj se do të kaloj edhe kjo.
A të ka ndihmuar kujdesi i të gjithëve dhe mjekëve për ta kaluar këtë gjendje
I mituri L.M: Po dua të falënderoj të gjithë shqiptarët për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë si dhe mjekët që më kanë shpëtuar jetën.
Ti je personi kryesor që ka ndikuar në zbardhjen e ngjarjes. Ju keni thënë që ka qenë një autor i dytë apo jo, në momentin e ngjarjes? Mund të na e përshkruash se çfarë ndodhi?
I mituri L.M: Nuk besoj se do flas më tepër për këtë sepse deklaratën e kam dhënë aty ku duhet….por se di a më lejohet apo jo.
I mituri L.M: Dua t’i jap një mesazh të gjithëve që nuk është e mirë të ziheni sepse sherri sjell shumë pasoja.
Me Marion keni pasur njohje të mëparshme?
I mituri L.M: Jo.
Ishit në klasa paralele?
I mituri L.M:Jo. Nuk e njihja si person.
Ti ishe thjesht në ndihmë të Martinit?
I mituri L.M: Po isha thjesht në mbrojtje të Martinit.
Keni thënë se kanë qenë dy persona me thika në vendngjarje. I qëndron këtij versioni?
I mituri L.M: Po unë i qëndroj akoma deklaratës që kam dhënë deri në fund.
Pra ti ke parë dy armë…dy thika të ndryshme në vendngjarje dhe dy persona që i kanë mbajtur.
I mituri L.M: Po.
Po mbas mbarimit të sherrit, çfarë ka ndodhur? E mban mend si jeni shpërndarë?
I mituri L.M: Mua më ndihmoi kushëriri, Marsidi. Ka qenë tek 9 Katëshet dhe pastaj s’mbaj mend gjë se kam qenë në gjendje të fikti.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente