Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, reagon Pandeli Majko: Pishtari i artit të tij ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit! Lamtumirë mësues!

Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, reagon Pandeli Majko: Pishtari i artit të tij ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit! Lamtumirë mësues!

Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta ditën e sotme të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.

“Lamtumirë mësues”, shkruan Majko në një reagim në rrjetet sociale, ndërsa shton se pishtari i artit të Kadaresë ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit!
“Për shumë arsye humbja e Kadaresë dhe mungesa e tij do të jetë përtej njerëzores!”, shprehet deputeti i PS.
Kadare ndërroi jetë sot më datë 1 korrik 2024, në orën 08:50, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Reagimi i plotë
Ismail Kadare ka ndruar jetë!
Kadare nuk ishte një shqiptar i zakonshëm! Ai ishte një shkrimtar dhe poet të cilin arti dhe gjenialiteti i tij e bëri historian dhe filozof të dorës së parë për popullin e tij dhe shqiptarinë!
Pishtari i artit të Kadaresë ndriçoi rrugën e kombit shqiptar drejt Perëndimit!
Për shumë arsye humbja e Kadaresë dhe mungesa e tij do të jetë përtej njerëzores!
Lamtumirë mësues!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi