Ndarja e parakohshme nga jeta e Gert Bogdanit, reagon kryeministri Rama: Keqardhje, ngushëllime bashkëshortes e familjes
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak.
Kreu i qeverisë ka ndarë mesazh ngushëllimi për vdekjen e Gerti Bogdanit në një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes dhe familjes së ish-ligjvënësit demokrat.
“⚫️Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani🙏”, shkruan Rama.
Gerti Bogdani u nda nga jeta mesditën e sotme (18 Shtator). Ish-deputeti po pinte kafe me miqtë e tij në hotel Rogner, kur ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ai u gjet pa ndjenja në tualetin e hotelit dhe u dërgua në QSUT, por nuk arriti që të mbijetojë.
LEXONI EDHE: “Kam probleme me frymëmarrjen”- Detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit! Po pinte kafe me miqtë në hotel, kur shfaqi shqetësimet! Miqtë e tij hapën me forcë derën e tualetit dhe…
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi