
Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare.
Lajmi i trishtë për vdekjen e ish-deputetit është konfirmuar nga bashkëshortja e tij.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social, bashkëshortja e Andis Harasanit, Suela Kapllani ndan lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist.
“Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë qe e karakterizonte gjithmonë. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë”, shkruan e bashkëshortja e Andis Harasanit ndër rreshta.
Bashkëshortja e tij Suela Kapllani bën me dije se Andis Harasani ndërroi jetë për shkak të kancerit.
“Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit”, shkruan zonja Kapllani në Facebook.
“Unë, Thea dhe Henry jemi përjetësisht mirënjohës për këtë rrugëtim jete që krijuam bashkë. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu ynë më i shtrenjte, me humor të pakrahasueshëm, gjithë mençuri e guxim për të ecur përpara. Do na mungosh pafundësisht, dashuria jonë”, shkruan bashkëshortja, e cila thotë se detaje për ceremoninë e lamtumirës fundit do ndahen ne ditët ne vazhdim.
Andis Harasani
Postimi i plotë
“Te dashur familjare e miq,
Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani.
Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit. Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara. Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë!
Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.”
Kush është Andis Harasani
Andis Harasani shërbeu si deputet i Partisë Socialiste në periudhën 2005-2009.
Ai ka drejtuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga viti 2002 deri në vitin 2005.
Pas largimit nga jeta politike, Harasani u angazhua në fushën e biznesit, duke krijuar një kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi